Milani është në kërkim të transferimit të sulmuesit të Romës, Tammy Abraham dhe për këtë mund të bëjë një ofertë para plus lojtar.
Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, Milani po shtyn përpara me interesimin e tyre për nënshkrimin e sulmuesit të Romës, Abraham.
Kuqezinjtë do të vazhdojnë bisedimet me rivalët e Serie A në një përpjekje për të gjetur një marrëveshje.
Milani është gati të përfshijë mesfushorin e tyre Alexis Saelamaekers në një marrëveshje të mundshme shkëmbimi për të ndihmuar transferimin.
🔴⚫️ AC Milan and AS Roma will be in touch again in the next hours to understand if they can agree on deal for Tammy Abraham.
Alexis Saelemaekers can be included in the deal but no agreement in place yet. More talks needed. pic.twitter.com/Limcg0U9tK
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 28, 2024
Por, nuk ka asnjë marrëveshje mes dy klubeve të mëdha italiane deri më tani, pasi bisedimet vazhdojnë për këtë marrëveshje.
Ndryshe, Milani ka pasur një fillim të vështirë në sezonin 2024/25 në Serie A, pasi ka marrë vetëm dy pikë nga dy ndeshjet e para. /Telegrafi/