Milani ka pësuar humbje 2-1 në udhëtim te Torino në kuadër të javës së 12-të në Serie A.
Goli i parë në ndeshje u shënua në minutën e 35-të, kur Valentino Lazaro asistoi te Koffi Djidji, për rezultatin 1-0.
Nga një aksion i bukur i Torinos, Aleksey Miranchuk (37’) shënoi për 2-0, duke bërë që skuadrat me këtë rezultat të shkonin në pushiminmes pjesëve.
37' – MIRA MIRA MIRA MIRA MIRANCHUUUUUUUUUUUUUUUK#TorinoMilan [2-0]#SFT pic.twitter.com/XzjJGMN2g2
— Torino Football Club (@TorinoFC_1906) October 30, 2022
Në 45 minutat e dytë, u pa një angazhim më i madh i Milanit, por që nuk ia dolën të merrnin së paku një pikë.
Në minutën e 67-të, Junior Messias e ngushtoi epërsinë e vendasve për 2-1, duke shtuar shpresën e bashkëlojtravëe për një rezultat pozitiv.
⏱️ 67'
Messias pulls one back! ⚽#TorinoMilan 2-1 #SempreMilan @pumafootball pic.twitter.com/4apL0tLRul— AC Milan (@acmilan) October 30, 2022
Por, Torino u mbajt mirë deri në fund, për të marr tri pikë mjaft të rëndësishme.
Pas javës së 12-të, Milani gjendet në vendin e tretë me 26 pikë, ndërsa në xhiron e 13-të do të takohen me Spezian. /Telegrafi/