Telegrafi

Milani përgatitet ta shesë Kessien

Franck Kessie (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Milani dhe Franck Kessie mund t’i ndajnë rrugët në këtë afat kalimtar të verës, pasi Rossonerët nuk llogarisin më në shërbimet e tij.

Mesfushori nga Bregu i Fildishtë ka qenë i rëndësishëm në skemat e Gennaro Gattusos, mirëpo tani gjërat kanë filluar të ndryshojnë me largimin e tij.

Sipas Calciomercato, Milani është duke punuar që në ditët e ardhshme ta emërojë Marco Giampaolon, pas largimit të Rinos nga San Siro.

Marco Giampaolo (Foto: Paolo Rattini/Getty Images/Guliver)

Me ardhjen e Giampaolos, Kessie pritet që me shumë gjasë të largohet nga kuqezinjtë, pasi edhe Ivan Gazidis dëshiron ta shesë.

Lexo po ashtu Arsenali është gati për ta transferuar Kessien

22-vjeçari ka shënuar shtatë gola në 34 paraqitje në sezonin që lamë pas, mirëpo nuk ka arritur t’i bindë drejtuesit e Milanit që ta mbajnë edhe për një sezon.

Skuadra italiane përfundoi në vendin e pestë në Serie A, e që edhe për një edicion do të luajë në Ligën e Evropës, duke mos arritur që disa sezone të kualifikohen në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/