Telegrafi

Milani përgatit transferimin e Chukwuezes

Milani është gati të nisë misionin e tij për të nënshkruar me Samuel Chukwueze dhe do të kontaktojë Villarrealin për të nisur negociatat në ditët në vijim.

Kuqezinjtë po kërkojnë të forcojnë vijën e parë të sulmit këtë verë dhe duan të sjellin një anësor të ri të djathtë.

Chukëueze është objektivi kryesor i Milanit për atë pozicion, me klubin që beson se ai ka të gjitha cilësitë e nevojshme për të bërë një ndryshim: ritmin, fuqinë, kreativitetin dhe përfundimin.

Lexo po ashtu Kamada pret Milanin, por Rossonerët kanë një tjetër yll në shënjestër

Siç detajohet nga Daniele Longo i Calciomercato.com, Milani tashmë ka arritur një marrëveshje verbale me Chukwueze, duke gjetur gjuhën e përbashkët si për pagën e tij ashtu edhe për kohëzgjatjen e marrëveshjes.

Tani, kuqezinjtë do të kontaktojnë me Villarrealin për të filluar negociatat për një marrëveshje. Skuadra spanjolle ka vendosur një çmim prej 30 milionë euro për 24-vjeçarin, i cili ka një vit të mbetur në kontratën e tij.

Milani po planifikon të fillojë bisedimet me një ofertë prej 20 milionë euro, i gatshëm për të rritur shifrat më tej përmes shtesave. /Telegrafi/