Telegrafi

Milani përgatit shitjen e Donnarummas

Gianluigi Donnarumma (Getty Images)

Drejtori sportiv i Milanit, Massimiliano Mirabelli është i gatshëm të shesë Gianluigi Donnarumman këtë verë.

Milani humbi thellë 4-0 ndaj Juventusit në finalen e Kupës së Italisë të mërkurën mbrëma.

Njëri nga fajtorët kryesorë për humbjen e madhe të Milanit ishte portieri Donnarumma, i cili bëri dy gabime të pafalshme.

Lexo po ashtu Gattuso: Klubi do të vendosë për Donnarumman

Kjo paraqitje thuhet se ka mbushur kupën tek drejtuesit i Rossonerëve, Mirabelli, i cili ka vendosur të shesë portierin e tyre të ri.

Donnarumma në këtë sezon nuk ka paraqitje bindëse (Getty Images)

Sipas mediumit Tuttomercatoweb, me Pepe Reinan që do të mbërrijë nga Napoli si një lojtar i lirë, Milani mendon se mund të përfitojë të holla nga Donnarumma.

Agjenti i portierit, Mino Raiola, është njoftuar për planet e Mirabellit dhe tashmë është duke folur me skuadrat e interesuara.

Lexo po ashtu Milani dhe Raiola pajtohen për shitjen e Donnarummas, mendohet vetëm për çmimin

Raiola thuhet se ka bërë kontakte direkte me skuadrën e madhe francez, Paris Saint-Germain për një transferim gjatë afatit kalimtar veror.

Milani po kërkon të fitojë 60 milionë euro nga shitja e Donnarummas për të shpenzuar në drejtim të një nënshkrimi të një sulmuesi të madh – kërkesa kryesore e trajnerit Rino Gattuso. /Telegrafi/