Site icon Telegrafi

Milani përgatit ofertë për mbrojtësin e Brescias, Andrea Cistana

(Foto: Instagram/cistanaandrea)

Milani e ka përfshirë Andrea Cistana në listën e dëshirave për afatin kalimtar të janarit – raporton Brescia Oggi.

Rossonerët duan ta përforcojnë fazën defensive në afatin kalimtar dimëror dhe tashmë kanë listuar emrat e lojtarë për të cilët janë të interesuar.

Cistana nuk ka luajtur për Brescian këtë sezon për shkak të lëndimit dhe nuk do të jetë në dispozicion deri në fund të këtij viti.

(Foto: Instagram/cistanaandrea)

Në ndërkohë, Milani është duke planifikuara që të bëjë ofertë për shërbimet e 23-vjeçarit.

Mbrojtësi italian rrjedh nga Akademia e Brescias, ndërsa ka luajtur si huazim te Ciliverghe Mazzano e Prato. /Telegrafi/

Exit mobile version