Telegrafi

Milani përgatit një ofertë të lartë për Nabil Fekir

Nabil Fekir. (Photo by Fran Santiago/Getty Images)

Nabil Fekir është bërë objektiv i Milanit për repartin ofensivë me Kuqzinjtë që duan transferimin e tij.

Mesfushori ofensivë iu bashkua skuadrës spanjolle Real Betis në verën e vitit të kaluar nga Olympique Lyon dhe befasoi të gjithë me zgjedhjen e tij.

Fekir u kërkua nga skuadra të mëdha evropiane përfshirë Liverpoolin, Chelsean, Romën e Bayern Munich, por në fund çuditërisht vendosi t’i bashkohej Betis.

26-vjeçari është duke kaluar nëpër një formë shumë të mirë në La Liga, ku ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë gjashtë asistime.

Nabil Fekir. (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)

Gjiganti italian Milan synon transferimin e tij dhe sipas Calciomercato ka bërë gati një ofertë të lartë prej 40 milionë euro.

Lojtari ka një klauzolë të çuditshme prej 100 milionë euro, por kjo aktivizohet vetëm nëse Betis arrin të kualifikohet në garat evropiane.

Interesim për francezin ka shprehur edhe gjiganti spanjoll Real Madrid, por duket se Betis dëshiron të fitojë më shumë nga shitja e tij.

Duket e vështirë të besohet se skuadra spanjolle do të pranojë ofertën prej 40 milionë euro, pasi 20% e këtyre parave do t’i paguhet Lyonit. /Telegrafi/