Milani thuhet se është i gatshëm t’i ofrojë Antonio Contes një kontratë tre-vjeçare, por gjithçka varet nga situata e tij me Chelsean.
Rossonerët kanë mohuar publikisht se po mendojnë të zëvendësojnë trajneri aktual Gennaro Gattuso.
Por, thashethemet rreth emërimit të italianit Conte nuk po largohen asnjëherë nga ballinat e mediave.
Tani gazeta Tuttosport raporton se Milani ka në tavolinë një kontratë trevjeçare për ish-trajnerin e kombëtares së Italisë.
Sipas kësaj gazete, kontrata e kuqezinjve është me vlerë rreth gjashtë milionë euro në sezon.
Megjithatë, një marrëveshje mund të lidhet vetëm nëse Conte arrin një marrëveshje të shpejtë me ish-klubin e tij, Chelsean.
Blutë shkarkuan ish-trajnerin e Juventusit para disa ditësh dhe ai mendohet të jetë duke i ndjekur ligjërisht për një dëmshpërblim 10 milionë eurosh për shkak të vitit të fundit të kontratës së tij. /Telegrafi/