Telegrafi

Milani përdorë fshesën, shumë largime në verë

Edhe pse ka ende ndeshje dhe është finalja e kupës, sezoni i Milanit konsiderohet negativ, me vendin e tretë që tashmë është tepër larg.

Për këtë arsye, Milani me shumë mundësi në verë do të ndërrojë jo vetëm trajnerin, por edhe skuadra do të ribëhet nga e para.

Gianluigi Donnarumma, Luca Antonelli, Alessio Romagnoli, Giacomo Bonaventura e Carlos Bacca janë të paprekshëm, ndërsa gjithë të tjerët janë në shitje.

Mario Balotelli është i pari që do të largohet, pasi i mbaron huazimi nga Liverpooli dhe nuk ka bërë asgjë për të merituar qëndrimin.

Edhe portieri Diego Lopez, mbrojtësi Philippe Mexes, dhe mesfushori Kevin Prince Boateng janë të tepërt, ndërsa për shumë lojtarë do të varet nga ofertat që do të vijnë.
Luiz Adriano, M’Baye Niang, Keiskue Honda e disa të tjerë kanë treg, ndaj ofertat joshëse do të merren në shqyrtim.