Telegrafi

Milani pas Moratas dhe Falcaos

Alvaro Morata duke pozuar me FA Cup (Foto: Getty Images)

Raportohet se Milani është duke ndjekur Alvaro Moratan dhe Radamel Falcaon.

Kjo pasi dyshja Nikola Kalinic dhe Andre Silva kanë dështuar të tregojnë diçka në sezonin e fundit dhe kështu pritet të largohen.

Sipas Gazzetta dello Sport, sulmuesi i Chelseat është caku kryesor dhe për atë kuqezinjtë kishin provuar edhe në sezonin e kaluar.

Alvaro Morata ishte edhe në të kaluarën pjesë e Serie A, ai bëri paraqitje të mira me Juventusin (Foto: Getty Images)

Por, në rast se spanjolli dështon atëherë Rossonerët do të kthejnë sytë nga Radamel Falcao, i cili mund të shkëmbehet me Andre Silvan në formë të huazimit.

Të dy lojtarët prezantohen nga Jorge Mendes, por problemi i vetëm është rroga e madhe e kolumbianit.

Radamel Falcao është një nga sulmuesit më të mirë në Evropë në vitet e fundit (Foto: Getty Images)

Gjithsesi të gjitha këto plane mund të dështojnë në rast se UEFA e dënon klubin nga Milano për mos respektim të Fair Playt Financiar.

Në sezonin 2018/19 klubi i drejtuar nga Gennaro Gattuso merr pjesë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/