Telegrafi

Milani pas mbrojtësit argjentinas

Villareal mund të mbetet pa mbrojtësin e saj kryesor Mateo Musacchio.

Mbrojtësi argjentinas ka pasur një stinor të mrekullueshëm me Villarealin në La Liga dhe kështu ka zgjuar interesimin e shumë skuadrave të mëdha.

Skuadra italiane Milan është favorite për t’i siguruar shërbimet e argjentinasit pasi deri më tani ka zhvilluar disa takime me agjentin e tij.

Mediat në Spanjë dhe në Itali kanë shkruar për një interesim të fuqishëm të ‘Rossonerëve’ për Musacchion.

‘Kuqezinjtë’ i kanë ofruar lojtarit kontratë pesë vjeçare me dy milionë euro pagë vjetore.

Ndërkohë për ta lënë të lirë 25-vjeçarin, Villareal kërkon rreth 17 milionë euro. /Telegrafi/