Milani ka shprehur interesim për yllin e Borussia Dortmundit, Marco Reus, i cili mbetet pa kontratë në vitin 2019.
Drejtori sportiv i Rossonerëve, Massimiliano Mirabelli, ka qenë këtë javë në Gjermani, dhe sipas calciomercato.com, ka shikuar nga afër Reusin dhe Julian Weigl.
I fundit do të jetë një objektiv i vështirë, pasi që për të vetëm janë ofruar 50 milionë euro dhe në garë janë Manchester City, Manchester United dhe Barcelona.
Për Reusin, mund të ketë shpresë, pasi që lojtari vazhdon të ketë lëndimi dhe mbetet pa kontratë në vitin 2019.
Djajtë shpresojnë në ndihmën e kompanisë për veshmbathje sportive ‘Puma’ që e ka nën kontratë lojtarin si klient.
Për lojtarin ka interesim edhe nga Arsenali.
Lojtari tjetër që pëlqehet nga Milani është Dayot Upamecano i RB Leipzig, por për të në garë është edhe Manchester United. /Telegrafi/