Milan mund të mos ta ketë në dispozicion mbrojtësin Alessio Romagnoli.
Ky i fundit ka dëmtuar muskujt në ndeshjen miqësore të Italisë kundër Gjermanisë.
Italiani 22-vjeçar luajti vetëm pjesë e parë pasi kishte shtrëngime në muskujt e këmbës ndërsa u zëvendësuar me të filluar pjesa e dytë.
“Kishte dhimbje në muskuj dhe u zëvendësua menjëherë, sepse ka një ndeshje të rëndësishme”, ka thënë Giampiero Ventura, trajneri i Italisë.
Kujtojmë se Milani të dielën e pret Interin në kuadër të derbit të Serie A. /Telegrafi/