Milani besohet se është gati që të ofrojë tetë milionë euro për të nënshkruar me Cesc Fabregasin.
Rossonerët janë lidhur shumë me transferimin e spanjollit, të cilit i skadon kontrata te Chelsea në fund të sezonit.
Maurizio Sarri dëshiron që ta mbajë atë, pro klubi dëshiron të ofrojë vetëm një kontratë të shkurtër.
Milani mund të negociojë me të nga janari, por dëshiron ta ketë në klub atë qysh në dimër.
Sipas Sportmediaset, Rossonerët janë të përgatitur që të ofrojnë tetë milionë euro edhe pse klubi anglez po kërkon 12 milionë euro.
Sidoqoftë, Milani mund të bind Fabregasin që të nënshkruajë parakontratë që mund të detyrojë Chelsean të heqë dorë nga kërkesa. /Telegrafi/