Milani është duke tentuar të bind Napolin që të shesë Arkadiusz Milik në këtë afat kalimtar të kësaj vere.
Rossonerët janë të bindur se në afatin e ardhshëm mund të transferojnë lojtarin nga rivali i tyre nga Serie A, madje duke u ofruar edhe një lojtar.
Milani po planifikon që të ofrojë Franck Kessien për shërbimet e Milik, që shihet si zëvendësues i Zlatan Ibrahimovicit.
Sulmuesi suedez thuhet se do të pensionohet nga futbolli në fund të këtij sezoni, andaj skuadra italiane po kërkon një sulmues.
Polaku po kalon nëpër një formë të mirë në këtë edicion që është ndërprerë nga cronavirusi, ku ka shënuar 12 gola në 22 paraqitje.
Napoli ka bërë të ditur se dëshiron 40 milionë euro për kartonin e tij, mirëpo marrëveshja me Kessie mund të ndryshojë gjërat. /Telegrafi/