Milani është duke menduar që Gianluigi Donnarumman ta bëjë kapiten nëse ai vendos të qëndrojë në klub.
Portieri 18-vjeçar është në fund të kontratës aktuale që mbaron në sezonin e ardhshëm dhe prej disa muajsh flitet për një marrëveshje të re.
Agjenti i tij, Mino Raiola, kishte thënë se do të pres derisa presidenca e re e Milanit të fillojë punën.
Sipas La Repubblica, Milani është gati t’i ofrojë një pagë prej 3.5 milionë euro në sezon për të nënshkruar kontratën e re.
Sipas kësaj gazete portierit të Kombëtares italiane do t’i ofrohet edhe shiriti i kapitenit.
Raiola do të fitojë më kontratën e re 15 për qind të sitjes së lojtarit, sikurse që bëri me Pogban ku fitoi 27 milionë euro, kur lojtari nga Juventusi kaloi te Manchester United. /Telegrafi/