Site icon Telegrafi

Milani ofron 20 milionë euro për Taisonin e Shakhtarit

Milani thuhet se ka bërë një ofertë 20 milionë euro për anësorin e Shakhtar Donetsk, Taison.

Sipas ekspertit të transferimit, Matteo Pedrosi, Rossonerët po punojnë në transferimin e anësorit brazilian dhe kanë paraqitur një ofertë.

Pedrosi paralajmëron se Shakhtar është ende duke pritur për 30 milionë euro, vlera e klauzolës së tij të lirimit, por vëren se kuqezinjtë po përpiqen të negociojnë një çmim më të ulët.

Lexo po ashtu Milani dhe Roma në garë për transferimin e Taison

Lojtari 31-vjeçar tashmë e ka bërë të qartë se dëshiron të largohet nga kampionët e Ukrainës përpara se të mbyllet afati kalimtar.

Pavarësisht se është 31 vjeç, sulmuesi luan për kombëtaren e Brazilit, gjersa ka bërë tetë paraqitje, e që cilësohet si një burim i frytshëm i asistimeve, duke shënuar 74 gola në 242 paraqitje. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=H4ak0_0txjE

Exit mobile version