Milani ka ndryshuar fytyrë pasi nga klubi janë larguar kinezët dhe kanë ardhur njerëz serioz të cilët po mundohen ta ndërtojnë një ekip konkurrues.
Pasi është konfirmuar në krye të skuadrës trajneri Gennaro Gattuso, Milani po mendon ta përforcojë ekipin.
Përforcimi i parë i brazilianit Leonardo si drejtor sportiv pritet të jetë një bashkëkombës i tij.
Fjala është për mesfushorin ofensivë të Shakhtar Donetsk, brazilianin Bernard.
25-vjeçari ka mbetur si futbollist i lirë pas skadimit të kontratës me klubin ukrainas dhe nuk ka pranuar rinovimin.
Tani Milani ka dërguar ofertë zyrtare në drejtim të agjentëve të lojtarit.
Rossonerët i kanë ofruar kontratë katër vjeçare me pagë 2,2 milionë euro në stinor në vitin e parë dhe në çdo vit tjetër ajo shkon duke u rritur.
Mbetet të shihet nëse Bernard do ta pranojë këtë ofertë, pasi për të interesim ka shfaqur edhe Chelsea. /Telegrafi/