Milani e ka përmirësuar ofertën për transferimin e Nicolo Zaniolos nga Roma, me shpresën që ta mposhtë Tottenham Hotspurin në garën për nënshkrimin e tij.
Sipas Sportitalia dhe Sky Sport Italia, Rossonerët kanë qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me përfaqësuesit e lojtarit dhe drejtorët e klubit në 24 orët e fundit.
Meqenëse kontrata i skadon në qershor 2024 dhe futbollisti ka kërkuar të largohet, Giallorossët janë të gatshëm të pranojnë një ofertë huazimi me obligim blerjeje.
Tottenhami deri më tani ka ofruar huazim me obligim blerjeje vetëm në rast se Zaniolo regjistron një numër të caktuar paraqitjesh.
Ndërsa tash thuhet se Milani do ta huazojë dhe do ta bëjë të përhershëm transferimin në rast se skuadra kualifikohet në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm, gjë që me shumë mundësi pritet të ndodhë.
Problemi qëndron në faktin se as Rossonerët as Spursat nuk ofrojnë më shumë se 25 milionë euro duke i përfshirë edhe bonuset. /Telegrafi/