Telegrafi

Milani me ofertë konkrete për Florian Thauvin

(Foto: Instagram/flotov)

Milani i ka ofruar anësorit të Marseille, Florian Thauvin, pesë milionë euro në sezon që të luajë në San Siro.

Klubi francez është i gatshëm ta lejojë largimin e 27-vjeçarit në rast se klubet e interesuara paguajnë 20 milionë euro në janar.

Rossonerët janë në mesin e pesë klubeve italiane që kanë shprehur interesim për francezin dhe tashmë kanë përgatitur ofertë konkrete për shërbimet e tij.

(Foto: Instagram/flotov)

Sipas Calcio Mercato, Milani është i interesuar që ta transferojë Thauvinin në janar dhe do ta paguajë pesë milionë euro në vit.

Lexo po ashtu E ardhmja e Thauvin në Serie A, pesë skuadrat e mëdha e duan atë

Leicester City është në mesin e klubeve nga ligat tjera që kanë shprehur interesimin për futbollistin e Marseille, derisa klubet tjera italiane të interesuara janë edhe Roma, Napoli, Lazio e Atalanta. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/flotov)