Sulmuesi i Fiorentinës, Nikola Kalinic, mund të nënshkruaj për Milanin qysh të hënën, gjithnjë sipas raportimeve të fundit.
Kroati ka gjetur momentin për t’u larguar nga qendra stërvitore e Fiorentinës dhe pritet që ai së shpejti të jetë lojtar i Milanit.
Corriere della Sera shkruan se e hëna do të jetë dita kur ai do të nënshkruaj për Milanin dhe do të bëhet lojtar Rossoner.
Të hënën Milani kthehet nga turneu parasezonal në Kinë.
Milani pritet të paguajë 27 milionë euro me 5 ose 6 milionë të tjera që pritet të paguhen në formë bonusesh.
Kalinic do t’i paraprijë transferimit të Diego Costas, por ky i fundit do të huazohet te Atletico deri në janar. /Telegrafi/