Site icon Telegrafi

Milani nuk heq dorë nga transferimi i Aurierit

Milani vazhdon të interesohet për shërbimet e mbrojtësit të Tottenham Hotspurit, Serge Aurier.

Rossonerët tentuan ta transferonin mbrojtësin francez edhe në afatin kalimtar veror, mirëpo nuk arritën marrëveshje me Spurs.

Sipas asaj që raporton tani Sportmediaset, skuadra italiane është e vendosur që ta transferojë mbrojtësin e djathtë në afatin e janarit.

Aurier tashmë ka bërë të ditur se e dëshiron largimin nga ‘White Hart Lane’, mirëpo Tottenhami kërkon 35 milionë euro nga shitja e tij.

Lexo po ashtu Milani po bën presion gjithmonë e më shumë për Aurierin

Milani në këtë sezon i ka fituar dy dhe ka humbur dy përballje të tjera, andaj dëshirojnë ta forcojnë krahun e djathtë.

Francezi me shumë gjasë do të tentojnë kalimin në San Siro në afatin e dimrit, por fillimisht duhet të arrihet marrëveshja në mes të dyja klubeve. /Telegrafi/

Exit mobile version