Milani është i interesuar që të afrojë në skuadër sulmuesin e Real Madridit, Alvaro Morata.
Ish-sulmuesi i Juventusit edhe pse ka shënuar shumë gola ai nuk ka arritur të zë vend në formacion.
Ai ka shënuar 20 gola n 17 ndeshje si startues.
Sipas Tuttosport, Morata është objektiv i Rossonerëve për këtë verë.
Bisedimet pritet të fillojnë pas 3 qershorit kur mbaron edhe finalja e Ligës së Kampionëve.
Për të ka interesim edhe nga Chelsea dhe Manchester United. /Telegrafi/