Telegrafi

Milani nuk guxon të gabojë ndaj Bolognas – formacionet zyrtare

Në San Siro zhvillohet ndeshja e javës së 31-të në Serie A, ndërmjet Milanit dhe Bolognas.

Rossonerët kanë nevojë për pikë të plota, duke qenë se Napoli i ka barazuar me 66 pikë, ndërsa Interi është afruar në tri pikë diferencë.

Bologna ka arkëtuar 33 pikë deri më tani dhe mban vendin e 13-të në renditje, ndërsa qëndron 11 pikë larg zonës së rrezikut.

Trajnerët Stefano Pioli dhe Miroslav Tanjga i kanë zgjedhur skuadrat që do të luajnë nga fillimi i takimit.

Formacioni startues i Milanit: Maignan; Calabria, Kalulu, Tomori, Theo Hernandez; Tonali, Bennacer; Messias, Brahim Diaz, Leao; Giroud.

Formacioni startues i Bolognas: Skorupski; Soumaoro, Medel, Theate; Hickey, Schouten, Svanberg, Dijks; Aebischer, Barrow; Arnautovic.

/Telegrafi/