Telegrafi

Milani nuk është i interesuar për Diego Costan

Diego Costa (Foto: Lluis Gene/Pool via Getty Images/Guliver)

Është raportuar se Milanit i është ofruar mundësia që të nënshkruajë me Diego Costan, mirëpo klubi italian nuk është i interesuar për shërbimet e tij.

Sipas Calciomercato.com, shefi ekzekutiv i Rossonerëve, Ivan Gazidis, drejtori teknik, Paolo Maldini dhe drejtori sportiv, Frederic Massara, kanë mbajtur takim për ta diskutuar afatin kalimtar veror.

Sulmuesi i Atletico Madridit ka qenë në mesin e shënjestrave, mirëpo sipas njoftimit, ka qenë vetëm një ide e Jorge Mendesit që nuk është përkrahur.

(Foto: Miguel A. Lopes/Pool via Getty Images/Guliver)

Sipas gazetës, Milani planifikon ta mbajë Zlatan Ibrahimovicin në San Siro dhe nuk do të kërkojë një sulmues me të ri.

Costa i ka shënuar katër gola në 24 ndeshje në La Liga në sezonin 2019/2020 dhe ka regjistruar shtatë paraqitje në Ligën e Kampionëve duke mos shënuar gol. /Telegrafi/