Pas humbjes ndaj Romës, Milani është kthyer me një barazim në SerieA, këtë herë kundër Atalantas me rezultat 0-0.
Ishte një ndeshje e balancuar, me raste nga të dy anët dhe barazimi ishte rezultat i merituar për të dy skuadrat.
Rastet më të mira për golin në pjesën e parë i kishin mysafirët me anë të Alejandro Gomez, Andrea Petagna dhe Roberto Gagliardini.
Pjesa e dytë filloi me rastin e Giacomo Bonaventuras, pastaj edhe Juraj Kucka dhe Carlos Bacca kishin raste për gol, por nuk u treguan konkret.
Pas këtij barazimi Milani vazhdon në vendin e tretë me 33 pikë, kurse Atalanta në të gjashtin me 29 pikë.
Ndeshja e ardhshme e skuadrës nga Milano është ndaj Cagliarit, kurse zikaltërit presin Empolin. /Telegrafi/
The best chance Milan have had! Here was #Sportiello going? #Lapadula unable to finish that golden chance!#MilanAtalanta pic.twitter.com/QUeAYrodvB
— Kush (@footballkush) December 17, 2016
https://twitter.com/IFTV_Official/status/810195072218255361
https://twitter.com/IFTV_Official/status/810182624832581633
https://twitter.com/IFTV_Official/status/810177303112192001