Telegrafi

Milani nis bisedimet me Sportingun për Fernandesin

Mediat portugeze raportojnë se kuqezinjtë kanë nisur negociatat për mesfushorin e Sporting Lisbonës, Bruno Fernandesit, por për një marrëveshje prej 70 milionë eurosh duket e pamundur.

Sporting kishte shpresuar ta shiste ish-lojtarin e Sampdorias te Manchester United, por afati kalimtar i verës për klubet angleze tashmë ka përfunduar.

Sipas “O Jogo”, portugezët kanë kërkuar prej italianëve 70 milionë euro, të cilën gjë ia kërkuan edhe Manchester Unitedit dhe Tottenham Hotspurit.

Gazeta portugeze “A Bola” raporton për propozimet e kuqezinjve, të cilat përfshijnë shumën prej 30 milionë eurove plus sulmuesin Andre Silva si dhe Samu Castillejon ose 40 milionë euro dhe vetëm Andre Silvan.

Burimet e “Tuttosport” besojnë se vlera e çmimeve është shumë e lartë dhe se një marrëveshje shkëmbimi mund të arrihet për Fernandesin.

Ndryshe, 25-vjeçari tashmë ka punuar me trajnerin aktual të Milanit, Marco Giampaolon, i cili në të kaluarën ka drejtuar Sampdorian. /Telegrafi/