Milani ka mposhtur Juventusin me rezultat 2-0 në kuadër të javës së nëntë në Serie A, duke e dominuar derbin mes këtyre dy skuadrave.
Kuqezinjtë rrezikuan fillimisht në minutën e 20-të, kur Rafael Leao goditi shtyllën nga afër pas një harkimi nga këndi.
I njëjti lojtar rrezikoi sërish në minutën e 34-të, ku goditja e tij nga distanca u ndal nga shtylla.
Kur pritej që skuadrat të shkonin në pushim në barazim, Milani shfrytëzoi rastin e fundit.
Fikayo Tomori kontrolloi bukur një top të goditur nga Olivier Giroud për të shënuar për 1-0.
GOOOAL TOMORI'S SECOND GOAL AGAINST JUVENTUShttps://t.co/99SMdfURPP
— Milan Posts (@MilanPosts) October 8, 2022
Pjesën e parë Milani e mbylli në epërsi, pasi që ishte larg më i mirë se Juventusi.
Edhe pjesa e dytë nisi më mirë për Milanin që shënuan në rastin e parë. Një gabim në mesfushë nga Juventusi u shfrytëzua në maksimum nga Brahim Diaz që mori topin dhe kaloi lehtë Leonardo Bonuccin për të shënuar për 2-0.
https://twitter.com/Gol12Futbol/status/1578796949259812864
Zonja e Vjetër u mundua të reagojë, por rastet e Arek Milik dhe Moise Kean nuk e qëlluan cakun.
Milani me këtë fitore ngjitet në pozitën e tretë me 20 pikë, ndërsa Juventusi mbetet i teti me 13 pikë. /Telegrafi/