Telegrafi

Milani në sfidën vendimtare ndaj Dinamos – formacionet startuese

Milani është mysafir i Dinamo Zagrebit në Stadion Maksimir për ndeshjen e raundit të pestë në fazën grupore të Ligës së Kampionëve.

Të dyja ekipet i kanë grumbulluar nga katër pikë në katër sfidat e mëparshme, ashtu që e kanë momentin vendimtar për ta përcaktuar vijueshmërinë në Grupin E.

Futbollistët që do të luajnë nga minuta e parë janë zgjedhur nga trajnerët Ante Cacic dhe Stefano Pioli.


Formacioni startues i Dinamo Zagrebit: Livakovic; Moharrami, Ristovski, Sutalo, Peric, Ljubicic; Ademi, Ivanusec, Misic; Orsic, Petkovic.

Formacioni startues i Milanit: Tatarusanu; Kalulu, Gabbia, Kjaer, Theo Hernandez; Tonali, Bennacer; Rebic, De Ketelaere, Rafael Leao; Giroud.


Chelsea dhe Salzburgu janë dy skuadrat tjera të këtij grupi. /Telegrafi/