Site icon Telegrafi

Milani në pritje të Aubameyang?

Milani raportohet se është në pritje të mbylljes së afatit kalimtar në Kinë për të joshur yllin e Dortmundit, Pierre Emerick Aubameyang.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Nikola Kalinic nuk është synimi i vetëm i Milanit teksa ata po punojnë edhe për një tjetër sulmues.

Rossonerët thuhet se kanë kontaktuar me Aubameyang për një kontratë prej 7.5 milionë eurosh në sezon.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Milanit

Sidoqoftë, klubet kineze kanë bërë disa transferime të mëdha dhe konsiderohen të rrezikshëm dhe po i mbajnë lart çmimet e lojtarëve, andaj Milani po pret mbylljen e afatit kalimtar në Kinë më vonë gjatë këtij muaji.

Milani nuk dëshiron të paguaj më shumë se 20 milionë euro për Kalinicin i cili vlerësohet 30 milionë nga Fiorentina. /Telegrafi/

 

Exit mobile version