Milani është drejt përfundimit të një stinori tjetër të dështuar, pasi pothuajse kanë humbur të gjitha gjasat për një pozitë në Ligën e Kampionëve.
‘Rossonerët’, janë në finale të Kupës së Italisë dhe vetëm një triumf mund t’ia bëjë sezonin 2015/16 si të suksesshëm.
Kështu Milani po mendon për stinorin e ardhshëm, ku emri më i ri në listën e tyre është argjentinasi Roberto Pereyra.
Anëtari i Juventusit nuk po ka hapësirat e duhura tek kampioni italian dhe ka menduar largimin.
Mediat në Itali kanë shkruar se ‘kuqezinjtë’, janë duke përcjellë situatën e tij dhe po mendojnë të ofrojnë 14 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e tij. /Telegrafi/