Milan e ka nisur mirë këtë edicion në Serie A.
Por skuadra e njohur italiane kërkon të përforcohet gjatë afatit kalimtar të janarit.
‘Rossonerët’, janë në ndjekje të mbrojtësit suedez të Benficas, Victor Lindelof.
22-vjeçari ka zhvilluar një stinor tejet të mirë duke fituar një vend edhe në Kombëtaren e Suedisë.
Në ndeshjen e Ligës së Kampionëve mes Benficas dhe Milanit, ishin disa skautë të skuadrës italiane të cilët e kanë përcjellë nga afër lojtarin.
Gjatë afatit kalimtar të janarit, kuqezinjtë pritet të dalin me një ofertë zyrtare për ta transferuar atë në ‘San Siro’.
Besohet se transferimi i tij nga Benfica në Milan mund të ndodhë për 25 milionë euro. /Telegrafi/