Milani nuk po kalon momente të mira në Serie A teksa për momentin është jashtë edhe objektivit më minimal sezonal, Europa League.
Por kjo nuk e pengon Barbara Berlusconin, vajzën e presidentit Silvio dhe njëkohësisht administratoren e klubit, të shijojë jetën e saj private, transmeton Telegrafi.
Pas divorcit me Aleksandre Paton bjondja është në një lidhje me Lorenco Guerreron, fotot e të cilëve janë publikuar së fundmi edhe në revistën “Chi”. /Telegrafi/