Evan Ndicka është objektivi kryesor i Milanit për repartin e mbrojtjes.
Qendërmbrojtësi francez ka katër vite që është pjesë e Eintracht Frankfurtit dhe ka shkëlqyer në futbollin gjerman.
Por kur ka mbetur edhe një vit në kontratën e tij, Ndicka ka vendosur të largohet nga fituesit e Ligës së Evropës.
Paolo Maldini prej kohësh është në ndjekje të lojtarit dhe synon që ta bëj tandem me Fikayo Tomorin.
Sky Sports ka njoftuar se dy klubet janë në bisedime tanimë dhe kanë avancuar rreth transferimit të Ndickas në San Siro.
Frankfurt synon të fitojë 20 milionë euro nga shitja e lojtarit, por Milani nuk po ofron më shumë se 10 duke marrë parasysh që Ndicka ka vetëm edhe një vit kontratë me klubin gjerman. /Telegrafi/