Nikola Kalinic mund të mungojë në dy ndeshjet e radhës që Milani i zhvillon shkaku i një dëmtimi.
Mjeku i Milanit i ka sugjeruar Kalinicit që në derbi të luajë pa pasur duele duke e pranuar topin dhe duke e dhënë menjëherë.
Por sipas Sky Sport Italia dhe Premium Sport, sulmuesi mund të mos luajë fare, pasi që nuk ishte i pranishëm as në stërvitjen e fundit që skuadra e zhvilloi të premten, para ndeshjes me Interin.
Sipas lajmeve të fundit lojtari mund të rrezikojë të mos luajë as ndeshjen e Ligës së Evropës kundër AEK Athens.
E gjithë kjo shkaku i gjendjes së tij të dobët fizike, shkaku i këtij dëmtimi.
Sulmuesi 29 vjeçar ka shënuar dy herë në shtatë paraqitje prej se ka ardhur nga Fiorentina këë verë.
Te Milani mund të luajnë nga minuta e parë me Andre Silvan i cili sa herë është futur në lojë, ka treguar rendiment të lartë.
Inter – Milan zhvillohet të dielën nga ora 20:45 dhe pritet të thyej rekord në numrin e biletave dhe të shikueshmërisë. /Telegrafi/