Telegrafi

Milani mundet të mbetet pa Deulofeun, Barcelona ka klauzolë interesante për të

during the Serie A match between AC Milan and AC ChievoVerona at Stadio Giuseppe Meazza on March 4, 2017 in Milan, Italy.

Drejtori teknik i Barcelonës, Robert Fernandez, ka thënë se klubi mund ta kthej Gerard Deulofeun për 12 milionë.

Anësori ka ardhur te Milani nga Evertoni, por Blaugranat e kanë në klauzolë ta kthejnë lojtarin.

Deulofeu është ftuar nga Spanja dhe kjo ka bërë që Barcelona ta kthejë kokën kah lojtari.

“Ne e kemi mundësinë dhe kjo është e mirë”.

“Jam shumë i lumtur me këtë që po ndodh. Deulofeu ishte në Everton dhe nuk luante. Shkoi te Milani, dhe po luan dhe për këtë fitoi edhe një thirrje nga Spanja”.

“Ky është një lajm i mirë. Mendoj që çmimi është 12 milionë që ne ta kthejmë”.

Tjetër opsion për Barcelonën është që ta blejë Deulofeun dhe ta shes për një çmim më të mirë. /Telegrafi/