Telegrafi

Milani mund të mbetet pa Piatekun, Bayerni ka gati ofertën për ‘bomberin’ polak

Krzysztof Piatek. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Milani mund të mbetet pa Piatekun, Bayerni ka gati ofertën për ‘bomberin’ polak
ende nuk i ka mbushur gjashtë muaj që është pjesë e gjigantit italian Milan.

Rossonerët mund të mbesin pa yllin e tyre më herët se që e kishin parashikuar.
Në rast se Milani nuk arrin të kualifikohet në Ligën e Kampionëve, atëherë Piatek do të kërkojë largimin nga klubi.

Roma dhe Napoli janë dy skuadrat italiane që janë gati të shpenzojnë deri në 60 milionë euro për transferimin e tij.

Krzysztof Piatek. (Photo by Paolo Rattini/Getty Images)

Por së fundmi në garë fuqishëm është futur edhe kampioni aktual i Gjermanisë, Bayern Munich.

Mediat gjermane kanë raportuar se Bavarezët po e shohin Piatekun si zëvendësuesin adekuat të Robert Lewandowskit.

Për ta transferuar polakun në Allianz Arena, Bayern ka gati ofertën prej 65 milionë eurove.

23-vjeçari ka kontratë me Milanin deri në verën e vitit 2023, por në rast se Rossonerët nuk zënë një pozitë që i dërgon në Ligën e Kampionëve, do të detyroheshin ta shisnin atë për ta ndrequr bilancin e tyre. /Telegrafi/