Milani vazhdon bisedimet me Bayer Leverkusenin për Hakan Calhanoglun dhe mund të arrihet marrëveshja për një shumë prej 20 milionë eurosh.
Sipas Sky Sport Italia, dy klubet janë duke biseduar në përpjekje që të arrijnë marrëveshje për çmimin e lojtarit.
Klubi gjerman kërkon 30 milionë euro, por Rossonerët duan ta ulin këtë shifër.
Oferta e Milanit është 18 milionë euro plus bonuset dhe besohet se dy klubet do të arrijnë në një pikë të përbashkët për mesfushorin.
Calhanoglu ka lindur dhe është rritur në Gjermani, por ka vendosur ta përfaqësojë Turqinë. 23-vjeçari, i cili është specialist i gjuajtjeve të lira, ka kontratë me Leverkusenin deri në vitin 2019.
Në ndërkohë, Milani është në bisedime për të finalizuar transferimin e Nikola Kalinic (Fiorentina), Andrea Conti (Atalanta) dhe Fabio Borini (Sunderland). /Telegrafi/