Telegrafi

Milani mund ta ndërrojë sërish trajnerin, Gasperini është opsioni kryesor

(Foto: Getty Images)

Trajneri i Atalantas, Gian Piero Gasperini, është opsioni kryesor për të marrë drejtimin e skuadrës Milanit nga sezoni i ardhshëm – bën të ditur Corriere dello Sport.

Rossonerët e shkarkuan Vincenzo Montellan këtë edicion dhe e angazhuan Gennaro Gattuson, mirëpo tashmë po mendojnë për trajnerin e ardhshëm.

(Foto: Getty Images)

Antonio Conte (Chelsea) dhe Roberto Mancini (Zenit St Petersburgu) janë përmendur si kandidatë të mundshëm.

Mirëpo, tash Corriere dello Sport e ka përmendur emrin e Gasperinit, si opsion më të mundshëm.

(Foto: Getty Images)

Në sezonin e kaluar, ai arriti ta poziciononte Atalantan në vend të katërt në Serie A, pastaj e kryesuan grupin në Europa League dhe kanë arritur në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, ku do të luajnë kundër Juventusit.

Lexo po ashtu Berlusconi e do Milanin, por thotë se ndjen dhimbje stomaku kur e sheh ekipin

Milani tashmë i ka angazhuar disa futbollistë nga Atalanta, si Franck Kessie e Andrea Conti, karrierat e të cilëve nisën pikërisht nën urdhrat e Gasperinit.

(Foto: Getty Images)

Nëse merr drejtimin e Rossonerëve, do të ishte një rikthim i trajnerit në Milano, ku në vitin 2011 e drejtoi Interin. /Telegrafi/