Telegrafi

Milani mposhtet nga Dortmundi, shkëlqen Aubameyang (Video)

Borussia Dortmundi ka fituar në miqësoren ndaj Milanit me rezultat 1-3.

Ndeshja ishte në kuadër International Champions Cup dhe spektakli nuk mungoi.

Goli i parë në takim edhi nga Nuri Sahin në minutën e 16-të, ndërsa pas katër minutash shënoi edhe Pierre-Emerick Aubameyang.

Golin e vetëm për Milnin e shënoi Carlos Bacca në minutën e 24 dhe me rezultatin 1-2 përfunduan 45 minutat e parë.

Në pjesën e dytë shënoi edhe një herë ish-sulmuesi i klubit italian, Aubameyang.

Formacione startuese:

Milan XI: Storari; Abate, Paletta, Zapata, Rodriguez; Kessié, Mauri, Bonaventura; Borini, Bacca, Niang.

BVB XI: Weidenfeller; Piszczek, Bartra, Sokratis, Zagadou; Sahin, Castro, Rode; Dembele, Aubameyang, Pulisic.

Në pjesën e dytë u inkuadruan për Milanin edhe Mateo Musacchio, Mateo Musacchio dhe Luca Antonelli. /Telegrafi/