Milani ka pësuar humbje prej 2-1 nga Real Betisi në një ndeshje miqësore që u zhvillua në Stadio Angelo Massimino në Catania.
Pjesa e parë nuk prodhoi gola, ashtu që skuadrat shkuan në pushim me rezultatin e fillimit të ndeshjes.
Rezultati u zhbllokua nga skuadra spanjolle. Fabian Ruiz shënoi një gol të bukur me goditje nga largësia (67’).
Rossonerët ia dolën ta barazonin rezultatin Andre Silvas (75’), i cili realizoi nga pika e bardhë.
Penalti u akordua edhe në favor të Betisit, ndërsa Antonio Sanabria ishte i saktë duke shënuar golin e fitores (89’).
Një lajm i rëndësishëm në këtë ndeshje ishte edhe fillimi i rrugëtimit të Leonardo Bonuccit si kapiten i Milanit. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=U12ZQsevpJo
https://www.youtube.com/watch?v=_Q45Q1KtMT0
https://www.youtube.com/watch?v=jNonkIh6fW0