Milani ka fituar me rezultat 3-1 ndaj Chievos në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë në Serie A.
Skuadra e drejtuar nga Gennaro Gattuso ka vazhduar serinë e fitoreve, pasi pas fitores ndaj Sassuolos kanë fituar me lehtësi edhe ndaj Chievos në San Siro.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të Rossonerëve, ku përveç shumë rasteve të krijuara arritën të shënojnë edhe dy gola.
Ishte sulmuesi argjentinas, Gonzalo Higuian, i cili shënoi në minutën e 27-të për 1-0, ndërsa në minutën e 34-të dyfishoi epërsinë pas dy asistimeve nga Suso.
Edhe pjesa e dytë nisi më mirë për vendasit, të cilët në minutën e 56-të shënuan me anë të Giacomo Bonaventuras për 3-0 dhe përsëri asistues ishte Suso.
Pas këtij goli, Milani fitoi qetësinë dhe menaxhonte ndeshjen duke mos rrezikuar, por mysafirët arritën ta tundin një herë rrjetën në minutën e 63-të me anë të Sergio Pellissier që shënoi për 3-1 dhe me këtë rezultat përfundoi ndeshja.
Pas kësaj fitore, Milani ngjitet në pozitën e 10-të me 12 pikë, ndërsa Chievo renditet në vendin e fundit me minus një pikë.
Në ndeshjen e radhës, Rossonerët do të luajnë në udhëtim te Interi, ndërsa Chievo e pret Atalantan. /Telegrafi/
WATCH: Higuain gives #ACMilan the lead! #MilanChievo 1-0. pic.twitter.com/hPbCHxtriS
— SempreMilan (@SempreMilanCom) October 7, 2018
Higuain's 2nd goal pic.twitter.com/W35bjTQpuX
— ⭐️⭐️👍🏼 (@semo33) October 7, 2018
https://twitter.com/NMilan1899/status/1048939980733796353