Site icon Telegrafi

Milani mposht Frosinonen, mban gjallë shpresat për Ligën e Kampionëve

Milan vs Frosinone (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Milani i ka fituar tri pikë në xhiron e parafundit në Serie A, duke e mposhtur Frosinonen në San Siro me rezultat 2-0.

Me këtë fitore, Rossonerët kanë mbajtur gjallë shpresat për një vend në Ligën e Kampionëve, por që do të kthejnë shikimin tani nga përballja e Juventusit me Atalantan.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, ndërsa pjesa e dytë filloi më furishëm. Frosinone e kishte mundësinë që të kalonte në epërsi, por nga pika e bardhë dështoi Camillo Ciano (49’), pasi goditjen e tij e ndali Gianluigi Donnarumma.

https://twitter.com/semo33x/status/1130158554692902912

Krzysztof Piatek e hapi llogarinë e golave, duke realizuar në minutën e 66-të, ndërsa Suso (66’) e shënoi golin e sigurisë për kuqezinjtë.

Pas xhiros së 37-të, Milani gjendet në pozitën e katërt me 65 pikë, po aq sa ka edhe Atalanta në vendin e pestë, që përballet me Juventusin në ‘Allianz Stadium’.

Rossonerët do të shpresojnë që ‘Zonja e Vjetër’ ta mposhtë skuadrën e Etrit Berishës dhe Berat Gjimshitit, në mënyrë që ta zë pozitën e katërt, vend ky që dërgon në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=aq5VsX9oflI

https://www.youtube.com/watch?v=FXdw_CI5Bfk

Exit mobile version