Telegrafi

Milani merr vetëm një pikë përballë Veronës

Milani ka arritur që të marrë një pikë mjaftë të vështirë në shtëpi, pasi barazoi në javën e shtatë në Serie A përballë Veronës, 2-2

Pas vetëm gjashtë minutash lojë, mysafirët kaluan në epërsi me anë të Antonin Barak.

Rossonerët ishin edhe më tej të pafat, shkaku që Davide Calabria (19′) shënoi auto-gol, për rezultatin 2-0.

Por, Milani arriti që në minutën e 27-të të ngushtonte epërsinë në 2-1, fal auto-golit të Giangiacomo Magnanit.

Në pjesën e dytë, Rossonerët kishin shansin që t’i barazonin shifrat në 2-2, po të mos dështonte Zlatan Ibrahimovic nga pika e bardh në minutën e 65-të.

Deri në fund, sulmuesi suedez nuk u ndal dhe arriti që në minutën e 90+3 t’i barazonte shifrat në 2-2.

Pas javës së shtatë, Milani vazhdon të jetë në vendin e parë me 17 pikë, derisa në xhiron e tetë takohen me Napolin. /Telegrafi/