Telegrafi

Milani merr një fitore të madhe në udhëtim te Parma

Milani ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në udhëtim te Parma me rezultat 3-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të në Serie A.

Rossonerët i janë kthyer fitores në kampionat duke mposhtur Parman dhe duke mbajtur pozitën e dytë, njëkohësisht duke ngushtuar diferencën me liderët e Interit.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua lojë shumë më të mirë të Milanit, të cilët përveç rasteve të shumta të krijuara, arritën t’i shënojnë edhe dy gola.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e tetë me anë të Ante Rebic, i cili shënoi për 0-1, ndërsa Franck Kessie (44’) shënoi për 0-2.

Në pjesën e dytë, vendasit ishin për një nuancë më të mirë, duke shënuar një gol, por edhe Milani shënoi një gol edhe pse luajti pa Zlatan Ibrahimovicin, i cili u ndëshkua me të kuq në minutën e 61-të.

Parma arriti të kthehet në lojë në minutën e 67-të duke shënuar me anë të Riccardo Gagliolo për 1-2, por Rafael Leao shënoi në minutat shtesë për 1-3 dhe vulosi rezultatin përfundimtar.

Pas kësaj fitore, Milani e sheh veten në pozitën e dytë me dytë me 63 pikë, ndërsa Parma zë vendin e 19-të me 20 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Rossonerët e presin Genoan, ndërsa Parma udhëton te Cagliari. /Telegrafi/