Ndeshja mes Milanit dhe Interit po del të jetë e bukur, ku golat nuk po ndalen.
Një ndeshje e bukur deri më tani ashtu siç i ka hije një “Derby della Madonina”.
Pjesa e parë u mbyll 1-1, ku Interi kaloi në epërsi i pari me Marcelo Brozovic, ndërsa Milani ka barazuar me Rafael Leaon.
Më të filluar pjesa e dytë, kampioni tregoi dhëmbët, duke e gjetur golin e epërsisë me Olivier Giroud.
Një harkim në zonë nga Leao gjeti francezin që me një goditje me të parën shënoi për 2-1.
https://twitter.com/Goals7e/status/1566113132304547840
Kjo ndeshje pritet të sjelle dhe gola të tjerë, pasi po luhet hapur nga të dy skuadrat. /Telegrafi/