Telegrafi

Milani mendon transferimin e Alvaro Moratas

Alvaro Morata do të rikthehet në Itali për herë të tretë, por kësaj radhe jo te Juventusi.

Sulmuesi spanjoll është futur në vitin e fundit të kontratës me Atletico Madridin dhe përkundër që ka ofertën për rinovimin në tavolinë, ai nuk e ka pranuar deri më tani.

Milani është duke monitoruar situatën e sulmuesit dhe është gati për të bërë një ofertë në verë për ta transferuar atë në ‘San Siro’.

Kampioni në fuqi i Italisë ka në radhët e veta sulmuesit veteran si Giroud e Ibrahimovic, por që të dy po kanë probleme me lëndimet.

Morata shihet si zgjidhja e problemeve në fazën e sulmit dhe Maldini ka kontaktuar tanimë drejtuesit e klubit madrilen për Moratan.

Lexo po ashtu Rangnick zbulon emrat e gjashtë lojtarëve që kërkoi te Man Utd, por nuk ia blenë asnjërin

30-vjeçari mund të lihet i lirë nga Atletico Madrid për shumën e 25 milionë eurove, duke marrë parasysh se ka vetëm edhe një vit kontratë dhe klubi spanjoll nuk do të rrezikoj për t’i ikur i lirë Morata në vitin 2024.

Por përveç Milanit interesim për të ka shprehur edhe gjiganti anglez Manchester United. /Telegrafi/