Alexandre Pato mund të veshë përsëri fanellën kuqezi të italianëve.
Milani dëshiron të ri-nënshkruajë me sulmuesin brazilian Alexandre Pato.
Sipas Fichajes, klubi italian po mendon rikthimin e Patos, si alternativë në rast largimi të Carlos Baccas, i cili është shumë i kërkuar në këtë afat kalimtar.
Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet
Sulmuesi, i cili ishte i huazuar te Chelsea sezonin e kaluar, dëshiron të sigurojë një lëvizje të përhershme në Evropë.
Ndryshe, braziliani Pato është njëri nga të preferuarit e tifozëve milanez, pasi me golat e lojërat e tij ka fituar simpatinë e të gjithëve me vetëm pak vite. /Telegrafi/