Telegrafi

Milani mendon për transferimin e Steven Bergwijn

Steven Bergwijn

Steven Bergwijn ka qenë shumë afër largimit në janar nga Tottenham Hotspur, por në fund ishte Antonio Conte që e bllokoi atë, në mungesë të transferimeve të reja.

Megjithatë e ardhmja e sulmuesit holandez është larg Londrës, pasi hapësirat për të kanë qenë të pakta.

Gjiganti italian Milan është duke monitoruar situatën e tij dhe Paolo Maldini e ka në listën e dëshirave.

24-vjeçari që luan në rolin e sulmuesit anësorë po pëlqehet nga Rossonerët që në verë pritet të tentojnë transferimin e tij.

Calciomercato ka raportuar se Milani mund të dalë me një ofertë në verë për lojtarin, teksa Tottenham do të ishte i kënaqur me 30 milionë euro.

Reprezentuesi holandez këtë edicion ka zhvilluar 18 ndeshje në të gjitha garat ku kryesisht i inkuadruar nga banka rezervë ka shënuar tre gola e ka asistuar në dy të tjerë.

Në garë për lojtarin është edhe Roma, Borussia Dortmund dhe Ajax. /Telegrafi/