Milan është në kërkim të një mesfushori gjatë afatit kalimtar të janarit.
‘Rossonerët’, po përballen me disa lëndime në mesfushë dhe mendojnë të përforcohen.
Emri i ri në listën e Milanit është ai i mesfushorit gjerman Christoph Kramer që luan tek Borussia Moenchegladbach.
25-vjeçari ka pasur një stinor mjaftë të mirë personalisht duke udhëhequr i vetëm Gladbachun.
Ai mund të luajë në të gjitha pozitat në mesfushë dhe kjo është arsyeja që trajneri Vincenzo Montella po e kërkon atë.
Për ta lënë të lirë yllin e saj, Gladbach kërkon rreth 18 milionë euro. /Telegrafi/